Sunday , December 4 2016
kombetarja_shqiptare_0

Ashtu siç pritej/ Shqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA-s

E pritshme, në fakt, ku Shqipëria ka zbritur pozicione nga renditja e FIFAS

Shqipëria humbet dy vende në klasifikimin botëror të Fifas për muajin e fundit, gjatë të cilit u mund 3-0 nga Izraeli në Elbasan Arena në sfidën që gjeneroi një lumë polemikash. Kuqezinjtë renditen në vendin e 49, dy pozicionë më poshtë se një muaj më parë.

Ndërkohë e njëjta ndeshje i ka shërbyer për një katapultim fantastik në këtë renditje Izraelit që ka ngjitur plot 25 vende në klasifikimin e Fifa-s, duke rezultuar kështu një ndër skuadrat me rritjen më të madhe për këtë muaj, pasi ka fituar falë fitores ndaj Shqipërisë plot 1163.03 pikë. Për tu rikthyer te kuqezinjtë, renditja në vendin e 49 shënon edhe pozicionimin më të keq në vitin 2016 që skuadra e De Biasit e nisi në vendin e 38 në renditjen globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *