Thursday , December 8 2016
tmp_17464-img-20161112-wa00241913293212

Atmosfera e frikshme e një ndeshjeje futbolli.

Ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael e vlefshme për eliminatoret e kupës së botës Rusi 2018, përveç anës sportive ka krijuar një atmosferë aspak normale në Elbasan.
Biznese që mbyllin qepenat, qytetarë të terrorizuar dhe kudo policë dhe madje të armatosur rëndë shikon jo vetëm afër stadiumit por edhe në të gjitha kryqezimet.
Përballja në një ndeshje të tillë më shumë se në fushën e gjelbër po luhet në atë mediatike, duke trilluar situata të paqena. Vendimet e disa institucioneve të rëndësishme për masa ekstreme sigurie në dëm të qytetarëve dhe bizneseve nuk janë aspak normale kur bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli ndermjet dy vendeve paqëdashëse dhe mike me njëra tjetrën.
Këtë ndeshje futbolli do ta ndjekin në stadium edhe përfaqësues të komunitetve fetare të cilët do të bëjnë tifo për fitoren e kuqezinjve të Shqipërisë përballë Izraelit, 3 pikësh ky që me sa duket është edhe më i rëndësishëm se ai përballë Serbisë.
Një ndeshje futbolli është e bukur kur luhet në fushë dhe aty tregojnë forcën nëpërmjet lojës, ndërsa Shqipëri-Izrael ka ditë që po luhet në media nëpërmjet informacioneve që serviren shpesh herë të pasakta dhe shpesh të fryra.
Shqipëria edhe në kohët më të veshtira mbrojti dhjetëra hebrenj nga nazistët , duke treguar mbi të gjitha humanizëm. Kjo ndeshje duhet të ishte një ndeshje e thjeshtë futbolli dhe jo të pompozohej kaq shumë mediatikisht duke krijuar situata të tilla lufte në Elbasan.
Kuqezinjtë do të fitojnë për Shqipërinë dhe tifozët e saj duke bërë që t’i lihen harresës masa të tilla sa të turpshme aq edhe të frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *