Saturday , December 16 2017

Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i përdori gjatë sulmit (Foto)

Burri që qëlloi për vdekje 59 persona dhe plagosi 527 tjerë gjatë të hënës mbrëma në Las Vegas, ishte një multimilioner i cili kishte marrë me vete një sasi të madhe të arsenalit kur u fut në dhomën e hotelit Mandalay Bay, të cilën e shndërroi në poligon qitje dhe nuk hezitoi të gjuaj në drejtim të turmës në festivalin e muzikës country.

 Sipas vëllait të sulmuesit, 64-vjeçari Stephen Paddock kishte bërë miliona dollarë nga patundshmëritë, dhe gjithashtu pranoi se posedonte dy aeroplanë disa prona nëpër Shtetet e Bashkuara, dhe nuk hezitonte të investonte shuma të mëdha të parave në poker, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu në mënyrë të fshehtë kishte koleksionuar një arsenal prej 42 lloje të armëve të ndryshme. Një prej këtyre armëve ishte pushka automatike që e kishte përdorur gjatë të hënës në Las Vegas, derisa dy tjera i kishte modifikuar nga pushkë gjysmë-automatike në automatike që mund të shkrepnin deri në 800 plumba në minutë. Ai gjithashtu posedonte granata dore dhe pajisje tjera ushtarake.

Në sulmin që shokoi Shtetet e Bashkuara, nga 42 llojet e armëve që i posedonte, ai i kishte përdorur 23 prej tyre në dhomën e hotelit Mandalay Bay.

Policia, ka gjetur në dhomën e hotelit edhe mijëra plumba, që i kishin mundësuar atij të shkrep pa ndërprerë nga dritarja e dhomës për më shumë se 72 minuta. Ndërkaq në veturën e tij janë gjetur materie për prodhimin e bombave artizanale.

Paddock kishte jetuar në 27 vende të ndryshme në Nevada, Florida dhe Teksas, por së fundmi bënte një jetë të qetë në periferi të Nevadas, dhe për këtë vrasja masive që konsiderohet si më e përgjakshmja mbetet mister. /Telegrafi/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: