Autori i sulmit me sëpatë në Gjermani është kosovar. Ja çfarë tha ai në polici - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Autori i sulmit me sëpatë në Gjermani është kosovar. Ja çfarë tha ai në polici

Sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë

“Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, raporton “Rheinische Post”, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Gazeta Express ka kontaktuar me policinë në Dusseldorf, por nuk kanë pranuar të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit, pasi kanë thënë se s’mund ta bëjnë këtë para konferencës për media, e cila do të mbahet në orën 13:00.

Sipas mediave gjermane, i identifikuar si Fatmir H., plagosi 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Personi që ka kapur në kamerë gjithçka, pas sulmit që kreu kosovari në Dusseldorf të Gjermanisë, ku u sulmuan me sëpatë 9 persona, tregon gjithçka që pa pak minuta pas sulmit

“Jam në Dusseldorf në stacionin e trenit, dikush ka sulmuar disa persona me sëpatë”, thotë dëshmitari gjatë xhirimit të videos, transmeton Express.

Pas pak sekondash ai kthen kamerën e telefonit të tij, për të treguar pamjet që ka para vetes.

“E pashë duke u larguar pas sulmit. Nuk e kuptova se çfarë po ndodh”, thotë ai.

“Sulmuesi nxori sëpatën dhe filloi të sulmonte njerëzit. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, tregon dëshmitari.

Tema

/GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: