Saturday , December 10 2016
ben-blushi-hicka

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka/Ben Blushi i hapi rrugë importit të plehrave.

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është përgjigjur akuzave të deputetit Ben Blushi, të bëra ditën e djeshme nga salla e Kuvendit, me pretendimin e këtij të fundit se ka kërkuar para pak kohësh një dokument publik por se nuk ka marrë asnjë informacion.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hiçka ka hedhur poshtë akuzat e Blushit duke theksuar se deputeti nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për ndonjë dokument. Sipas avokates, madje, Blushi ka dërguar vetëm një sms të cilës ajo i është përgjigjur.

Por ashtu siç duhet të jetë dhe siç nënvizon Avokatja e Shtetit, deputeti Blushi duhet të mësojë se për të kërkuar një dokument publik, fillimisht bëhet një shkresë zyrtare. Gjë e cila në fakt nuk ka ardhur nga ana e deputetit.

Duke vijuar më tej, Avokatja Hiçka i ka kujtuar Blushit gjyqin që ka shteti shqiptar me Francesco Becchetin me firmë dhe implikim të drejtpërdrejtë të deputetit. Bëhet fjalë çëshjten e njohur si “skandali i plehrave”, në lidhje me kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2004. Në atë kohë, Blushi ishte Ministër i Pushtetit Lokal, dhe një nga arkitektët që i hapi rrugë importit të plehrave në Shqipëri.

Dhe pikërisht për këtë çështje, Avokatja e Shtetit thekson se prej kohësh i ka kërkuar deputetit të vijë dëshmojë, në një proces gjyqësor ku shteti ynë është pala e pandehur në një padi qindra milionë euroshe.

Por sipas Hiçkës, deputeti Blushi jo vetëm që nuk e ka ndjerë si detyrim moral të japë dëshminë por as nuk i përgjigjet kërkesave dhe telefonatave të saj pikërisht për këtë çështje

Deputeti Ben Blushi tha dje në Kuvend se kishte kërkuar një dokument publik pak kohë më parë por nuk ia dhanë se nuk ishte rilindas. Kujtojmë se nga foltorja e Kuvendit, Blushi është shprehur kundër importit të plehrave, pavarësisht se në 2004 kur ishte Ministër i hapi rrugë importit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *