Monday , June 26 2017

Azilanti nga Kosova: “Dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para”

Shumë nga të huajt të cilët dënohen për vepra të ndryshme penale, frikë më të madhe se sa nga vuajta e dënimit kanë nga masa e dëbimit në vendin e prejardhjes, që u shqiptohet paralelisht. Por, një kosovar 21 vjeçar, duket se bën përjashtim.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit

Siç shkruan Luzerner Zeitung, kosovari i ri nga kanton i Schwyz, është dënuar me 36 muaj burg për delikte të ndryshme, kryesisht vjedhje gjësendesh dhe parash në vetura. Ai është rritur kryesisht nëpër shtëpi strehimi ndërsa gjatë vitit 2015 ka vjedhur në disa raste nëpër garazhe në lokalitete të ndryshme të Kantonit të  Zyrihut, raporton “albinfo”. Ai depërtonte në garazhe dhe nga veturat e pambyllura vidhte portofola me para brenda, letërnjoftime, kartela krediti dhe gjësende tjera me vlerë.

Me kartela pastaj provonte të nxirrte para nga automatet bankare pasi që ua gjente kodet përkatëse në kuletat e vjedhura. Në këtë mënyrë ai ia ka dalë që të përvetësojë mbi 4300 franga nga kontot e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: