Sunday , November 19 2017

“Babai” me të madhin Reshat Arbana mrekullon publikun elbasanas, rekord për shitjen e biletave (Foto)

Premiera e shfaqjes “Babai” mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Skampa” të Elbasanit, ka emocionuar të gjithë publikun e Elbasanit.

Shfaqja e vënë në skenë nga regjizori Spiro Duni dhe me interpretimin e një kasti të shkëlqyer aktorësh ka tërhequr interesin e elbasanasve si rrallë herë më parë.

Interpretimi brilant i aktorit të madh Reshat Arbana ka mbajtur në këmbë për një kohë rekord publikun elbasanas, duke arritur që të emocionojë edhe vetë aktorin Arbana, i cili në një moment u pa i përlotur në skenë.

Kjo shfaqje ka shënuar një rekord për teatrin e Elbasanit, pasi në dy netët e para janë shitur më shumë se 600 bileta.

Ndërkohë shfaqja do të vazhdojë deri në datën 19 nëntor dhe rezervimet për netët e ardhshme janë në nivelet maksimale, si kurrë më parë në këtë teatër.

Nga organizatorët në Elbasan, shfaqja “Babai” është konsideruar si “shfaqja e vitit”

Sukses i jashtëzakonshëm i premierës “Babai” në teatrin “Skampa”.

Biletat shitet në kohë rekord ndërkohë publiku ende pret për bileta në sportelet e teatrit.

Duartrokitje, lot dhe të qeshura, një kompleks emocionesh që kanë përfshirë publikun, por nuk kanë shpëtuar as aktorët.

Padyshim kjo ishte shfaqja e vitit në teatrin “Skampa”-shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: