Thursday , October 19 2017
Loading...

Balla: Situata e zjarrit në Krastë vazhdon të jetë e rëndë

Gjatë ditës së sotme, zjarri që ka përfshirë kurorën e gjelbër të Elbasanit në Krastë vijon të jetë i përmasave të mëdha. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrëfikset dhe forcat e ushtrisë, të cilat ende nuk kanë mundur të vëndosin nën kontroll flakët.

Sipas depuetit të Patrisë Socialiste të qarkut të Elbasanit, Taulant Balla situata në Krastë vazhdon të jetë edhe më e rënde. Balla thekson se ka kontaktuar me ministren e Mbrojtjes dhe me ministrin e Brendshëm për vënien në dispozicion të më shumë forcave të ushtrisë dhe forcave të tjera zjarrfikëse.

Ndërsa lidhur me tre vatra zjarri në Librazhd, deputeti Balla, i cili sot ka qenë duke ndjekur nga afër situaten atje, u shpreh se situata më e vështirë është në Kostenjë, ku zjarri ka ardhur nga zona e Bulqizës dhe ka kaluar në zonën e Librazhdit. Si pasojë e zjarreve janë dëmtuar shumë hektarë pyje dhe kullota.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: