Balla takime intensive në Bundestagun gjerman: “Koalicioni qeverisës dhe të gjelbërit PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Berlin zhvilloi një sërë takimesh intensive me drejtues dhe përfaqësues të rëndësishëm të grupeve të ndryshme parlamentare në Bundestagun gjerman.

Përmes një postimi në rejetin social facebook, Balla deklaron se CDU/CSU dhe SDP nga koalicioni qeverisës dhe Greens (të gjelbërit) në opozitë janë shprehur PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë ndërsa FDP Demokratët e Lirë (liberalët) si parti në opozitë duket se do të jenë kundër pozicionit të partive të Koalicionit të Madh gjerman.

Gjatë dy ditëve të vizitës në Gjermani, Balla u takua me Rolf Mützenich (SDP) Kryetar i Grupit, Nikolas Löbel (CDU/CSU) Komisioni i Politikës së Jashtme, Alexander Kulitz (FDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Thomas Hacker (FDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Nils Schmid (SDP) Zëdhënës për Politikën e Jashtme, Mark Hauptman (CDU/CSU) Komisioni i Politikës së Jashtme, Metin Hakverdi (SDP) Komiteti për Çështjet Europiane, Frank Schwabe (SDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Carsten Schneider (SDP), Josip Juratovic (SDP) Komiteti për Çështjet Europiane dhe Olav Gutting (CDU/CSU).