Sunday , December 11 2016
basha-pd

Basha: PD e hapur për këdo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike do të jetë e hapur për këdo “që dëshiron të japë kontributin për të sjellë një politikë në shërbim të njerëzve”.

“Hapja e PD-së do të jetë e vërtetë dhe e pakthyeshme. Partia do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të japë kontributin për të sjellë një politikë në shërbim të njerëzve. Do ta nisim duke e bërë PD-në plotësisht një parti të shqiptarëve dhe me rregulla e parime që po kështu do të ndryshojmë vendin. Mekanizmat dhe mënyrat se si do të bëhet kjo e mundur, do t’i dëshmojmë së bashku më vonë”, deklaroi Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Siguroj se do të bëjmë së bashku një ndryshim ku njerëzit do të mbështeten për të ndryshuar jetën. Procesi do të jetë i vështirë, por jam i bindur se bashkë me qytetarët do ia dalim që PD-ja të kthehet në lumin e shpresës për ata që duan të ndërtojnë jetën e këtyre këtu. Nuk do të bëjmë një Shqipëri vetëm për një grusht njerëzish, por për të gjithë”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se “në javët në vazhdim do të marrim një vendim për aksionin tonë politik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *