Saturday , December 3 2016

Bashkia Cërrik ndihmon çiftin e të moshuarve në nevojë

Buletini i 100 sfidave të Bashkisë Cërrik përmban edhe një objektiv të veçantë social. Institucioni vendor synon ndërtimi e çatisë në banesën e z.Ferit Gjini, banor i fshatit Mollas.

Ferit Gjini banon me gruan e tij, të dy të moshuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetesore dhe financiare. Këta banorë kanë mundur të ngrejnë banesën deri në një fazë të ndërtimit dhe për shkak të pamundësive ekonomike s’kanë mundur të vazhdojnë më tej.

Bashkëshortët janë të vetëm e banojnë në një dhomë në kat të parë, e cila ka rrjedhje dhe kondensime ujërash, duke e kthyer banesën të pabanueshme.

gjini1

Bashkia Cërrik bën apel duke kërkuar dhe ndihmën e bisnesit vendas apo personave që kanë dëshirë të ndihmojnë, merr përsipër të realizojë sfidën e ndërtimit të çatisë në shtëpinë e z.Ferit Gjini.

Kontributi ndaj familjeve në nevojë dhe ndihma e drejtpërdrejtë ndaj problemeve të tyre është një nga prioritetet e kryebashkiakut Altin Toska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *