Sunday , December 11 2016

Bashkia Cërrik organizon “Mbrëmje Poetike”

Bashkia Cërrik ka organizuar një aktivitet kulturor me intelektualë dhe personazhe të njohur të qytetit.

E titulluar si “Mbrëmje Poetike” ky event, krejt i veçantë në llojin e tij, bëri bashkë në këtë natë poetë, mësuesë, gazetarë, artistë, intelektualë dhe personazhe të mirënjohur të Cërikur ndër vite.

I pranishëm në këtë veprimtari të organizuar nga sektori i kulturës pranë bashkisë Cërrik, ka qenë edhe kryebashkiaku Altin Toska.

tosk

Kreu i pushtetit lokal vlerësoi së tepërmi këtë aktivitet që është realisht një risi për qytetin e Cërrikut.

Sipas tij, në këtë mbrëmje poetike të gjithë personazhet dhe intelektualët e qytetit, me anë të recitimit të poezisë, transmetojnë mesazhin e një pasurie shpirtërore e cila duhet të gjendet te gjithsecili prej nesh.

Festa ka vijuar me këngë, recitime, interpretime dhe performime të ndryshme jo vetëm nga grupi orkestral, por edhe nga thuajse të gjithë të pranishmit e ftuar të cilët dje, për disa çaste, ishin në rolin e protagonistit.

Natyrisht që “Mbrëmja Poetike” e shndërroi natën e së premtes në një atmosfetë tërësisht festive në Cërrik.

mbremje-poetike1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *