Saturday , December 16 2017

Bashkia Elbasan investime në rrugë rurale dhe kanale kulluese

Në kuadër të investimeve të ndërmarra nga Bashkia Elbasan bazuar edhe në buxhetin e miratuar, Agjencia e Shërbimeve Publike ka nisur rehabilitimin e rrugëve rurale dhe komunale të Njësive Administrative brenda rrethit Elbasan.

Në këtë kuadër vetëm në fshatin Gjergjan të Elbasanit kjo Agjenci ka ndërhyrë në rehabilitimin e rreth 14 kilometrave rrugë, ku njëkohësisht ka nisur puna edhe për hapjen e rrugëve të arave në të gjithë Njësitë Administrative.

rruge rurale dhe arat 3Specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë bëjnë të ditur se një tjetër drejtim në të cilin është përqendruar kjo Agjenci është edhe pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe vaditëse të Njësive Administrative. Mësohet se brenda datës 15 maj të gjitha kanalet vaditëse do të jenë në dispozicion të fermerëve për periudhën e vaditjes. Në këtë kuadër, Bashkia i bën thirrje qytetarëve që t’i mirëmbajnë kanalet e pastruara në mënyrë që të shmangin ndotjen dhe bllokimin e tyre nga mbetjet urbane./ATSH

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: