Sunday , September 15 2019
Loading...

Bashkia Elbasan ka një njoftim të rëndësishëm: Njofton të gjithë…

Bashkia Elbasan njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se në datat 31.08.2019-01.09.2019 (e shtunë dhe e dielë) do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në shëtitoren “Aqif Pasha”, në aksin nga stadiumi deri tek rrethrrotullimi “1 Maj”, prej orës 18.00 deri më 21.00.

Gjatë këtyre orëve të dedikuara kryesisht për këmbësorët dhe shëtitjet familjare, Bashkia Elbasan, ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe artistike.

Me qëllimin që çdo pikë e këtij programi të zhvillohet normalisht, lutemi në mirëkuptimin tuaj.

Evitoni daljen me makinë dhe bashkohuni me ne në aktivitetet e shumta të fundjavës.

Aktivitet janë parashikuar për argëtimin dhe pjesëmarrjen e çdo moshe, ju ftojmë të merrni pjesë të shtunën dhe të dielën, sipas programit të poshtë shënuar:

Programi i Aktiviteteve (31 .08.2019-01.09.2019)

Dt. 31.08.2019 (E shtunë)

1- “Artet Figurative”

Vendi : Përgjatë murit të kalasë.

Ora : 18.30

2- Banda frymore “Aferdita”

Vendi : Sheshi Gensher

Ora : 19.30

3- “Përralla e pasdites”

Vendi : Lulishtja përpara pallatit të sportit

Ora : 19.00

4- “Ciklizem”

Vendi : Përgjatë Bulevardit “Aqif Pasha“

Ora : 19.00

Dt. 01.09.2019 (E Dielë)

1- “Lojëra Zbavitëse”

Vendi : Lulishtja përpara bashkisë.

Ora : 18.30

2- “Kuartet” Muzike Klasike

Vendi : Lulishtja përpara pallatit të sportit

Ora : 19.30

3- “Animator dhe Facepainting”

Vendi : Sheshi Gensher

Ora : 19.00

4- “Cirku”

Vendi : Sheshi “Kozma Naska”

Ora : 19.00