Saturday , December 10 2016
clirimi-i-elbasanit

Bashkia Elbasan organizon aktivitete për festat e nëntorit

Në kuadër të festave të nëntorit, Bashkia e Elbasanit do të organizojë një sërë aktivitetesh në nderim të datave të rëndësishme të historisë së vendit.

Prej gati 5 ditësh kanë nisur aktivitetet fillimisht më 11 nëntor, ku në teatrin “Skampa” u zhvillua sesioni përkujtimor në përkujtim të 72-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Elbasanit, organizuar nga Shoqatat e Veteranëve, si edhe një koncert artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Ndërkohë që, më 25 nëntor do të zhvillohet tubimi tradicional përkujtimor për 104-vjetorin e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në Elbasan, në Monumentin e Aqif Pashës, ku paraprakisht do të vendosen kurora në varrin e Aqif Pashës.

Po kështu, do të vijohet edhe në 28 nëntor ku do të zhvillohet tubimi përkujtimor tradicional për 104-vjetorin e Pavarësisë së Atdheut, në Monumentin e Aqif Pashës.

Për të vijuar më pas me 29 nëntorin, me homazhet tradicionale që do të zhvillohen në Varrezat e Dëshmorëve. Përmbyllja e festave tradicionale të nëntorit do të jetë me koncertin që do jepet nga Ansambli “Isuf Myzyri” në teatrin “Skampa”./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *