Saturday , December 3 2016

Basketboll Femra/ Elbasani – Flamurtari 53 – 69

 

Elbasani në basketboll për femra është mundur nga skuadra e Flamurtarit në shifrat 53-69, në sfidën që u luajt në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të qytetit të Elbasanit.

Vlonjatet janë treguar më të sakta në lojën e tyre dhe ia kanë dalë që t’i fitojnë të gjitha periodat, duke mos e vënë në diskutim fitoren, edhe pse në një rezultat jo shumë të thellë.

Skuadra e Elbasanit është e përbërë kryesisht nga vajza të reja që më shumë luajnë për pasion, ndërsa vlonjatet janë një nga pretendentet e këtij sezoni për të fituar titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *