Tuesday , October 17 2017
Loading...

Belsh, gati fillimi i fazës së dytë të planit urbanistik

Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit të Belshit tashmë duket se po merr trajtën përfundimtare. Shëtitorja kryesore e qendrës është thuajse e përfunduar dhe shtrimi i saj me pllaka ofron një mozaik të veçantë dhe mjaft tërheqës.

Gjithashtu janë përfunduar dhe fasadat kryesore që gjenden përballë liqenit. Vetëm dy ditë më parë filluan punimet për ndërtimin e molit që do të shërbejë për ankorimin e varkave turistike. Sipas kryebashkiakut Arif Tafani, këto punime tashmë janë drejt fundit dhe dita-ditës tabloja e planit të ri urbanistik po merr formë.

Gjithashtu kreu i institucionit vendor, Tafani,  njofton se brenda pak javëve do të startojnë punimet dhe për aplikimin e fazës së dytë të projektit të Rilindjes Urbane në Belsh.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: