Sunday , December 4 2016

BELSH, PRITET NDERHYRJA E IKMT PER SHEMBJEN E OBJEKTEVE

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pritet të ndërhyjë së shpejti në qytetin e Belshit. Mësohet se IKMT ka lajmeruar afro 20 subjekte që parashikohen të shemben, në kuadër të planit të ri urbanistik që po kryhet në këtë qytet.

Burime konfidenciale pranë firmës kontraktuese që po punon aktualisht në Belsh, konfirmuan se pronarët e subjekteve në fjale duhet të lirojnë objektet e tyre deri më datë 20 tetor. Sipas këtyre burimeve këto objekte janë kryesisht biznese private dhe lokale, por ka edhe dy banesa të cilat gjenden mbi lokalet.

Natyrisht që ndërhyrja për prishjen e këtyre objekteve disavjeçare pritet të shkaktojë një indinjatë të lartë tek pronarët e tyre, por ligji parashikon që ata që disponojnë certifikaten e pronëesisë të dëmshperblehen, ndërsa pjesa tjeter nuk përfiton kompensim.

Ansambli i Rilindjes Urbane synon ta shndërrojë Belshin në një destinacion të rëndësishëm turistik pasi zona e Dumresë njihet për vlerat dhe atraksionin e veçantë që ofron për vizitorët.

ikmt1 ikmt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *