Thursday , April 19 2018

Belsh, shpërndahen 180 çertifikata pronësie

180 familje në zonën e Dumresë kanë marrë sot çertifikatat e pronësisë për banesat e tyre. Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Belshit, merrnin pjesë deputetët Taulant Balla e Musa Ulqini, prefekti Arben Kamami, drejtori i Aluiznit Elbasan, Mariglen Disha dhe personalitete të tjera të së majtës në qark.

 Gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Belshit, kryebashkiaku Arif Tafani deklaroi se tashmë mori fund pritja për më tepër se 10 vite për gjithë ata pronarë që nuk merrnin dot lejet e legalizimit.

  Nga ana tjetër deputetët Balla e Ulqini inspektuan gjithashtu edhe punimet që po kryhen aktualisht në qendrën e qytetit, e cila pritet ta shndërrojë Belshin në një destinacion të mirëfilltë turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: