Saturday , December 10 2016
15033762_10207557204947751_484345321_n

Belsh, vijojnë punimet për ndërtimin e pedonales

Në qyetin e Belshit vijojnë me intensitet punimet për ndertimin e Ansamblit të Rilindjes Urbane që pritet t’i japë një imazh të ri perimetrit të liqenit.

Pas shembjeve të objekteve që ka bërë IKMT, mësohet se tashmë ka mbetur vetëm një objekt dy katësh pa u prishur, për të cilin po vijohet ende me procedura.

Ndërkohe mësohet se firma kontraktore tashmë ka bërë të mundur edhe ndërtimin e murit buzë liqenit, i cili do të shërbejë si barrierë e ujrave dhe njëkohësisht si pjesë fundore e pedonales.

Gjithashtu është ngritur dhe një pjesë fasade shtesë me kolona, ashtu sikurse duket edhe në fotot e mëposhtme. Faza me e madhe e punës sapo ka nisur dhe ndonëse kushtet klimaterike nuk e favorizojnë punën, mësohet se procesi do të vijojë sipas parashikimeve.

15033578_10207557205027753_2037731081_n 15033762_10207557204947751_484345321_n 15045685_10207557204987752_505323962_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *