Sunday , December 4 2016
as1

Belsh, vijon puna në aksin Belsh-Qafë Shkallë

Përpos rehabilitimit të qendrës së qytetit, në Belsh po vijojnë me ritme të kënaqshme punimet edhe për aksin që lidh këtë bashki me Qafë-Shkallën. Rruga që ka një gjatësi prej afro dy kilometrash është tashmë në një fazë ndërtimi ku aktualisht po kryhen punimet në kanalet anësore dhe sipërfaqen e saj.

Mësohet se kjo rrugë do të ketë një gjerësi të asfaltuar prej 3.5 metrash, ndërsa dy anët e saj do të kenë gjithashtu një trotuar prej 1.5 metrash të gjerë. Ky është një investim madhor i bashkisë Belsh që do t’i shërbejë së tepërmi banorëve të këtyre zonave. Mësohet se afati për përfundimin e këtij segmenti është 100 ditë, ndërsa vlera e projektit kap shifrën e 600 milionë lekëve të vjetëra.

as as1 as2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *