Thursday , December 8 2016
foto ilustruese
foto ilustruese

Belshi drejt një atraksioni turistik, por banorët ankohen: Na shpëtoni nga izolimi!

Qyteti i Belshit është cilësur si një nga zonat më atraktive në vendin tonë. Me 85 liqenet që nuk i gjen në asnjë vend tjetër dhe me një tokë pjellore për t’u paur zili, Belshi duhej të ishte një nga qytetet me numrin më të lartë të vizitorëve.

Por për ironi të fatit nuk ndodh kështu. Më shpejt përshkrohet me makinë distanca Tiranë-Elbasan sesa Elbasan-Belësh. Rruga prej prej disa kilometrash mban gati në izolim disa mijëra banorë në zonën e Dumresë. Nëse Tiranë-Elbasan një shofer normal me makinë e përshkon deri në 25 minuta, për të shkuar në Belësh duhet më shumë se 1 orë, dhe kjo nëse nisesh nga Elbasani.

Edhe pse Qeveria ka akorduar një fond të konsiderueshëm për Bashkinë Belësh në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane dhe pritet që qyteza të kthehet në atraksion turistik, pasi në brendësi po i nënshtrohet rikonstruksionit total, banorët shfaqen të pakënaqur dhe shprehin shqetësimin tyre për mungesën e infrastrukturës rrugore që të çon drejt zonës urbane.

Projekti edhe pse i mirëpritur nuk i gëzon aspak banorët pasi për të shkuar në Belësh rrugët kanë gropa të madhësive sa mund të përpijnë një makinë.

Janë më pak se 12 kilometër rrugë nga Cërriku dhe 33 km nga Elbasani që mbajnë të izoluar mbi 55 mijë banorë të zonës së Dumresë.

Rruga nuk ka parë investime prej vitesh, ndërsa banorët në këtë zonë, drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët i drejtojnë një apel Ministrisë së Transporteve dhe të Financave të ndërhyje për t’i nxjerrë ata nga izolimi.

Por pas premtimeve 25 vjeçare sot kemi një rrugë në gjendjen që shihni në video dhe foto dhe disa të zgjedhur nga populli në parlament që kanë harruar premtimin që u bënë banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *