Belshi përjeton sot një situatë të tensionuar. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbërritur në këtë qytet për të nisur zyrtarisht aksionin e shembjes së objekteve që gjenden buzë liqenit.
Burimet theksojnë se tashmë pronarët e bizneseve që janë piketuar për t’u prishur, kanë marrë të gjitha masat duke larguar prej objekteve materialet, orenditë apo sendet e tyre dhe duke lënë kështu vetëm muret.
Natyrisht në një situatë të tillë ku këto biznese kanë mbi dy dekada që operojnë në këtë qytet, tensioni dhe ankthi i pronarëve është i përligjur.
Problemi i pronarëve tashmë është fakti se sipas tyre shteti nuk i ka vlerësuar me çmim real pronat e tyre, duke ulur kështu ndjeshëm vlerën e kompesimit.