Saturday , December 16 2017

Bie alarmi! Ushqimet në mikrovalë bëhën kancerogjene

Mikrovala është një paisje elektrike, e cila përdoret për përgatitjen e ushqimit, për gatimin apo dhe ngrohjen e tij. Por hulumtimet e fundit kanë treguar se kjo mikrovalë ndryshon vetitë kimike të ushqimit, duke ndikuar negativisht në shëndetin e njeriut.

Kjo ndodh për faktin se brenda mikrovalës gjendet një “magnetofon”, i cili është një tub me elektrone, ku këto të fundit bashkëveprojnë me energji magnetike dhe elektrike duke u shndërruar në valë me mikrogjatësi.

Valët e prodhuara me gjatësi bashkëveprojnë më pas me pjesët pozitive dhe negative të molekulave të ushqimit, ndaj dhe këto të fundit fillojnë të vibrojnë deri në disa miliona herë për sekondë, duke shkaktuar kështu krijimin e nxehtësisë në ushqim.

Nga ky vibrim deformohen molekulat e ushqimit duke krijuar përbërje të reja të cilat dëmtojnë elementët e gjakut, sistemin tretës dhe atë imunologjik.

Së fundmi në Journal Clinical Nutrition është publikuar një listë e formuluar nga American Society në të cilën renditen ushqimet që në bazë të mënyrës së përgatitjes mund të bëhen edhe shkaktarë të kancerit:

Sheqerna të rafinuara: ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha favorizojnë përhapjen e qelizave tumorale. Në vitin 2006, American Society for Journal Clinical Nutrition ka konfirmuar se personat që zakonisht përdorin sasi të mëdha të këtyre sheqernave kanë mundësi më të mëdha për t’u sëmurur nga tumori në pankreas.

Mish i kuq i përpunuar: këto lloj ushqimesh shtojnë në mënyrë të dukshme rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe atij të prostatës, ashtu siç konfirmon edhe OBSH-ja.

Ushqime të tymosura shumë: Procesi i tymosjes mund të lëshojë disa helme që kur bëhen pjesë e organizmit, rezultojnë kancerogjene.

Mielli i bardhë: ky produkt përmban një sasi të tepruar karbohidratesh dhe përpos kësaj, në të janë gjetur shpesh sasi të konsiderueshme toksinash për shkak të pesticideve.

Vajra të hidrogjenuara: këto, në mënyrë metabolike, sillen saktësisht ashtu si acidet yndyrore të ngopura shtazore, duke rritur kështu sasinë e kolesterolit. Ndaj, nuk janë aspak të shëndetshme për organizmin e njeriut.

Kokoshka të pjekura në mikrovalë: edhe pse duken një ushqim aspak i dëmshëm, në brendësi përmbajnë një lloj toksine shumë të rrezikshme, që mund të shkaktojë kancerin në veshka apo në fshikëz.

Patate të skuqura: nëse skuqen në temperatura shumë të larta ato lëshojnë akrilamide, substancë e konsideruar si kancerogjene.

Për më tepër, kur përdoren enë apo mbështjellje plastike në mikrovalë, në ushqim mund të përfundojnë lëndë kimike të dëmshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: