Friday , April 20 2018

Bie nga pallati duke rregulluar antenën, humb jetën një person

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një person ka gjetur vdekjen në mënyrë të dhimbshme, teksa ka qenë duke rregulluar antenën e televizorit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme, në lagjen Nr. 5 Durrës, ku është rrëzuar aksidentalisht nga pallati ku banon. Personi është 75 vjeçari Rexhep Kasa.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se Kasa ka hipur në tarracën e pallatit për të rregulluar antenën, ku edhe është rrëzuar si pasojë e humbjes së ekuilibrit.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga rrëzimi, i moshuari ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: