Bimët që bëjnë mrekullinë, efektet e tyre kurative - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Bimët që bëjnë mrekullinë, efektet e tyre kurative

Konsumimi i bimëve shëruese, me sa duket, kërkon një dozë kujdesi. Shumica e bimëve janë të parrezikshme, por, nëse merrni ilaçe, duhet pasur kujdes.

KAFEJA

Kafeja mund ta çrregullojë gjumin dhe të nxitë ankthe. Pos kësaj, shkakton edhe dëmtimin e mëlçisë. Pra, shmangeni kafenë nëse keni probleme me mëlçinë ose veshkat, sidomos nëse merrni ilaçe për gjumë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili zbut mundimet pas operacionit apo kimioterapisë, përdoret për shërimin e artirit dhe sëmundjeve të tjera të nyjave. Por, mundet të shkaktojë probleme me trashjen e gjakut, të çrregullojë të rrahurat e zemrës. Nuk duhet ta merrni nëse keni gurë në idhcë apo probleme me trashjen e gjakut.

ALOE VERA

Me vënien në lëkurë zbuten skuqjet, shërohen plagët dhe mund të përmirësohet disponimi. Nëse e merrni në mënyrë orale, mundet të çrregullojë të rrahurat e zemrës.

HUDHRA

Është vërtetuar se hudhra ul shtypjen e gjakut dhe shëron simptomat e ftohjes. Po ashtu e hollon gjakun, prandaj mos e merrni nëse merrni ilaçe për këtë qëllim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: