Tuesday , December 6 2016
parukierja2

Biseda e fundit mes parukieres dhe vrasësit në Lezhë

Dëshmitarja e vrasjes së Etleva Ndokës ka qenë në parukeri në momentin që Alfred Nikolli e qëlloi për vdekje. Dorela Nikolli, në një intervistë të dhënë në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ka rrëfyer bisedën e fundit mes Etlevës dhe Alfredit.

-Si ndodhi ngjarja?

“Etleva e ka denoncuar, sepse ai gjithmonë e ka shqetësuar. 6 muaj ai u largua. Nuk u duk fare. Pas 6 muajsh erdhi dhe tha: pse më ke padit në polici dhe kaq. Ai vinte dhe e shqetësonte në punë 2­3 muajt e fundit. Ai i bënte shumë të këqija. Njëherë e ka goditur në punë dhe ka ikur. Unë kam shpëtuar nga një kriminel”.

-Çfarë ka pasur mes Alfredit dhe Evës?

“Asgjë. Ai kishte inat pse Eva nuk e pranonte. Nuk ka pasur asnjëherë asgjë mes tyre. Eva ka shkuar e ka denoncuar. Ai ka dashur ta heqë qafe”.

-Ku ishit ju kur qëlloi?

“Unë aty kam qenë. Më ka kërkuar ndihmë. Pastaj nuk mbaj mend
asgjë”.

-Pasi qëlloi mbi trupin e Evës, ai tentoi të ikte?

“Nuk mbaj mend më shumë. Vetëm ka goditur dhe ka ikur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *