Sunday , December 11 2016
shitja-e-qumshtit

Blerja e qumështit në rrugë/Ja sëmundjet që rrezikojmë.

Pavarësisht se është e ndaluar, në të gjitha tregjet e qytetit të Prrenjasit, shitet qumësht në shishe plastike nga banorët e fshatrave përreth.

Bidonat, që në shumicën e rasteve janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë, mblidhen nëpër koshat e plehrave dhe u shiten këtyre banorëve për 100 lekë.

Është ngritur gjithmon si problematikë për  shitjen e qumështit në rrugë, madje edhe personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanët e plehrave. Ata që janë më pak të deformuar, nuk i prishin, por i vendosin në qese të veçantë. Më pas, me “porositë” e shitësve ambulantë, i ruajnë dhe ua shpërndajnë.

Qumështi në shishet plastike të mbledhura nëpër kazane logjikisht është me  një ngarkesë të lartë mikrobiologjike, që  tregon që qumështi mbart infeksione të shumta dhe të dëmshme për organizmin e njeriut. Ky qumësht është qumeshti biologjik që shitet ne qytetin  e Prrenjasit, por sa qytete në Shqipëri ndejkin këtë metodë?!

Bidonat të cilët përdorin janë të  papërdorshëm, si për prodhim, ashtu edhe konsumim, pavarësisht se ekziston një mit që me zierjen mikrobet zhduken. Nëse pika e vlimit është 100 gradë, bashkë me një pjesë të mikrobeve zhduken edhe vlerat në vitamina.

Kujdes, këto janë sëmundjet që mund t’ju godasin.

Prania e mikrobeve dëmton proteinat.

Dobëson sistemin imunitar tek fëmijët.

Ka kosto të lartë ekonomike, blini sot lirë dhe paguani 100 fish për shëndetin nesër.

ELBASANIPLUS/ D. MUÇAKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *