Boom aksidentesh/Veliu: Aksi Tiranë-Elbasan, pistë garash

Në Komisionin e Sigurisë po zhvillohet seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjatë fjalës së tij, Veliu është ndalur dhe tek siguria rrugore dhe numri i lartë i aksidenteve në autostradën Tiranë-Elbasan. Veliu bëri me dije se i kanë nisur një shkresë ARRSH për të rregulluar sinjalistikën rrugore, konkretisht në rrethrrotullimin pranë Tegut, ku vetëm përgjatë ditëve të fundit janë shënuar 4 aksidente të rënda.

”Rrethrrotullimi në autostradën Tiranë Elbasan është konceptuar gabim që në fillim. Kemi dërguar shkresë Autoritetit Rrugor shqiptar për të ndërhyrë dhe plotësuar me sinjalistikë. Autostrada e Tegut po përdoret nga disa persona si pistë garash për të testuar mjetet e tyre. Ai rrethrrotullim duhet të ketë një ridizenjim tjetër. U desh të bëheshin 4 aksidente të rënda me 6 ose 7 viktima që ti drejtoheshim sërisht ARRSH për të rregulluar sinjalistikën rrugore”. Duke vijuar më tej, ai theksoi se në kuadër të masave, të shkeljes së qarkullimit rrugor, kemi dhe deputet, të cilëve iu është hequr patenta familjare.