Saturday , December 7 2019
Loading...

Braçe nga Elbasani: Pastrim një sistemi kriminal drejtësie

Në qytetin e Elbasanit është kujtuar sot 75-vjetori i çlirimit të Elbasanit ku edhe u kryen homazhe si edhe u vendosën kurora me lule tek lapidari ngritur për nder të partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese, të cilët luftuan kundër pushtuesve gjermanë duke e çliruar Elbasanin në 11 nëntor 1944.”

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zëvendëskryeministri i vendit Erion Braçe, i cili pasi vendosi kurora me lule për nder të dëshmorëve të rënë për çlirimin e qytetit, u ndal tek situata politike në vend, ku qeveria shqiptare një rëndësi të madhe po i jep krijimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe Gjykatës së Lartë”.

“Unë mendoj se duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur Gjykata Kushtetuese, por edhe Gjykata e Lartë, por edhe e asaj që po pritet nga të gjithë për të cilën të gjithë janë mbështetës, krijimi i Prokurorisë Speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht byrosë kombëtare të hetimit që është në vijim të saj”, tha Braçe.

Braçe ka theksuar faktin se është pikërisht mazhoranca ajo e cila ka pastruar aktivitetin kriminal në vend.

“Edhe mazhoranca ka përgjegjësitë e veta në çdo rast ajo është përgjegjësia kryesore për çdo gjë që ndodh në këtë vend në momentin kur është në pushtet është në mazhorancë, por duhet t’i njihni kësaj mazhorance meritën e madhe të pastrimit të një sistemi kriminal drejtësie, i cili përtej çdo caku gjënë më të rëndësishme që ka bërë ka rrjepur njerëzit deri në lëkurën e fundit duke mos i dhënë drejtësi dhe duke i instaluar në këtë vend një sistem të qartë padrejtësish politik të korruptuar dhe jo funksional. Jashtë familjes Shqipërinë besoj se e keni shumë të qartë se kush po e mban”.

Duke u ndalur tek figurat e shquara elbasanase, të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit Braçe shtoi se “në rast se do më pyesni se kjo është Shqipëria që ata burra donin, jo kjo nuk është Shqipëria që ata menduan, a mund të ishte shumë e më e mirë, patjetër që mund të ishte shumë më e mirë dhe natyrisht një Shqipëri akoma më e mirë duhet të ketë në thelb një element shumë të rëndësishëm, që është drejtësia. Një Shqipëri pa drejtësi pa më të voglin diskutim që nuk është Shqipëria që ata burra mendonin kur luftuan dhe çliruan këtë vend”.