Tuesday , December 6 2016
dhune2

Burri rreh gruan dhe kunatën e tij, arrestohet. Ngjarja

Dy femra kanë rënë pre e dhunës fizike në Lushnjë. Dy motra, të cilat jetonin në të njëjtin fshat janë rrahur nga bashkëshorti I njërës prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 31- vjeçari Genci Kola, banues në fshatin Gorre të Lushnjes akuzohet se ka rrahur të shoqen dhe kunatën e tij.

Ai u denoncua nga polici nga bashkëshortja e tij L.Kola 30 vjeçe dhe motra e saj B.S., 31 vjeçe pas dhunës së ushtruar ndaj tyre.

31- vjeçarja kishte shkuar rastësisht në shtëpinë e së motrës, ku e kishte gjetur teksa po e rrihte i shoqi. Teksa ka ndërhyrë për t’i ndarë, ka përfunduar edhe vetë e dhunuar nga kunati i saj.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta në çift, ku e shoqja e kishte pyetur Kolën se ku kishte qenë dhe pas debateve me fjalë e kishte dhunuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *