Sunday , December 4 2016

“Buxhetimi me pjesëmarrje” në Cërrik, Toska: Bashkia e hapur për të dëgjuar zërin e qytetarëve

Projekti i buxhetimit me pjesëmarrje, ku qytetarët sygjerojnw dhe përcaktojnë vetë prioritetet e investimeve në zonën e tyre, është aplikuar për herë të parë edhe në Bashkinë Cërrik. Kryebashkiaku Altin Toska së bashku me pwrfaqësuesit e drejtorisë ekonomike dhe zyrtarë të tjerë të administratës, ka qenë i pranishëm në takimin me banorët e fshatrave Gjyralë – Çartallos ku për herë të parë aplikohet “buxhetimi me pjesëmarrje”, duke qenë konform ligjit 139/2015, neni 3, pika “dh”, për nxitjen efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkisë në qeverisjen vendore!

Sipas kreut të vendorëve cërrikas, një nismë e tillë do të vijojë në të gjithë territorin e Bashkisë Cërrik.

Në këtë takim u bë gjithashtu edhe promovimi i projektit “SERM”, pjesë e të cilit është edhe Qendra e Grumbullimit dhe Përpunimit të produkteve bujqësore.

Kryebashkiaku Toska është shprehur se bashkia do të jetë e hapur për të dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo nismë dhe projekt që iu vjen në ndihmë banorëve cërrikas.

14813584_10207384962441796_1340288087_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *