Tuesday , December 6 2016
grushtiii

Byroja e Kuvendit vendos për përjashtim 5 ditor nga parlamenti për Palokën

Incidenti që ka shkaktuar Paloka kundrejt Beqaj i ka kushtuar atij 5 ditë nga punimet e parlamentit.

Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë nga punimet e parlamentit për 5 ditë, kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Përjashtimi është miratuar me votat e Partisë Socialiste, pasi PD ka votuar kundër, ndërsa LSI ka abstenuar.

Edi Paloka është përjashtuar për shkak se në seancën plenare të së enjtes së kaluar ai shtyu fizikisht ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Duke komentuar vendimin, nënkryetari i PD, Edmond Spaho është shprehur se, kjo mënyrë e të gjykuarit është anakronike.

“Rezultati i gjykimit tashmë dihet. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend”, ka thënë Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *