Saturday , December 3 2016
caji-i-gjelber

Çaji i gjelbër, shumë i shëndetshëm, por nëse e zieni kështu mund t’ju vrasë!

Çaji i gjelbër është shumë popullor, i përdorshëm nga të gjithë,  më së shumti sepse shkrin shtresat dhjamore. Mirëpo,  shumë njerëz e përgatisin gabimisht,  që mund të jetë e dëmshme për shëndetin, madje edhe për jetën.

Çaji i gjelbër është i shëndetshëm, për dhimbje të ndryshme, për metabolizëm dhe probleme psikologjike, si depresioni. Mjekësia moderne e ka dëshmuar se është i shëndetshëm, është i njohur në popull shumë herët.

Në fakt, çaji i gjelbër është i mirë për forcimin e shëndetit të zemrës dhe sistemit të gjakrrjedhjes, për uljen e kolesterolit dhe nivelit të sheqerit në gjak, krijon ndjeshmërinë e ngopjes dhe pakëson kaloritë. Por, nëse nuk e përgatisni sipas udhëzimeve, mund të jetë i kobshëm për shëndetin tuaj. Çaji i gjelbër kurrsesi nuk përgatitet në ujë të vluar, sepse ashtu humb efektin pozitiv. Nëse e vendosni në ujin e vluar, më të nxehtë se 90 gradë, gjethet e tij lëshojnë sasinë e polifenoleve.

Doza e madhe me antioksidues mund ta çrregullojë punën e metabolizmit dhe enëve gjakut dhe të shkaktojë probleme të ndryshme nga ato me tretje e deri te zemra. Çaji është i dëmshëm edhe nëse e mbani në ujë të vluar më gjatë se tre minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *