Thursday , April 19 2018

Caktohet data e zgjedhjeve të vitit 2017. Ja kur

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka dekretuar ditën e sotme datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Burime nga zyra e shtypit e Presidencës kanë bërë me dije se kreu i shtetit ka caktuar datën 18 qershor 2017.

Në njoftimin e Presidencës saktësohet se, data në fjalë bie ditën e diel dhe se dekreti i Nishanit hyn në fuqi menjëherë.

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9883

Tiranë më 05.12.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: