Monday , April 23 2018

Call Center, Italia e Shqipëria bisedime për gjetjen e zgjidhjes

Kompanitë e Call Centerave kanë qenë në vëmendje të mediave këto ditët e fundit, pasi përflitet që do të zhvendosen në një shtet tjetër, duke lënë kështu mijra të rinj të papunë.

Ndërkohë Italia dhe Shqipëria do të ngrejnë një grup të përbashkët për evidentimin e rrrugëve të zgjidhjes për problemin e Call Center-ave. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, i cili është takuar në Romë me homologun e tij, Paolo Gentiloni.

“Në Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën tonë drejt BE-së”, shkruan Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: