Saturday , December 16 2017

Cana: Do martohesha me shqiptare por…Ja si nisi historia e dashurisë me italianen

Ish – kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka qenë sot i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ndër të tjera ai ka folur edhe për lidhjen me bashkëshorten e tij italiane Monikën. Cana ka rrëfyer se në fillimit e tyre ai as që e kishte menduar se lidhja do të zgjaste, pasi futbollisti i kishte thënë asaj se do martohej me një shqiptare.

Kur Cana vendosi të bënte publike lidhjen e tij me arkitekten Monica, të gjithë u çuditën pasi ajo ishte italiane. Në intervista të ndryshme ai kishte deklaruar se gruaja e tij do të ishte pa dyshim shqiptare.

Po dashuria nuk njeh kombësi. Cana u dashurua me Monicën, u martuan dhe më pas bënë një super djalë të bukur Boikenin.

Monica me qetësi e dashuri, dhe pa u nxituar aspak ia arriti që të martohej me Lorikun, dhe t’i ndryshonte atij mendimin se do lidhte jetën vetëm me një shqiptare.

Cana ishte tejet i rezervuar për të dhënë informacione rreth jetës private, megjithatë pas disa përpjekjeve të drejtuesve të emisionit të mëngjesit për të treguar ku e kishin dhënë puthjen e parë, gjithçka mund të thoshtë ishte ‘në një vend romantik’.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: