Tuesday , December 6 2016

Cërrik, 100 vende të lira pune në fasoneri

Bashkia Cërrik nëpërmjet këndit të saj të punësimit, ka publikuar në faqjen e saj zyrtare se kërkohen 100  punonjëse, të cilat mund të angazhohen në biznesin fason që është hapur prej pak muajsh në fshatin Shtërmen.

Cërriku realisht ka një nivel të lartë të përqindjes së papunësisë e kjo përqindje rritet nëse bëhet fjalë për femrat dhe të rinjtë. Një mundësi shumë e madhe jepet tashmë me fasonerinë City Tex, e cila është vetëm 2 km nga qyteti Cerrik, në fshatin Shtërmen, për lehtësimin e papunësisë. Fasoneri City Tex është e vetmja fasoneri që vepron në bashkinë Cerrik dhe është në dorën e pushtetit lokal që kjo fasoneri të mos mendojë largimin nga bashkia Cerrik për shkak të mungesës së punonjësve.

Institucioni vendor bën apel për të gjithë të interesuarit që të kapin këtë mundësi, e cila me siguri do të ndikojë jo vetëm në mirëqenien ekonomike të familjeve, por do të ketë një efekt zinxhir për të gjithë ekonominë e bashkisë Cërrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *