Saturday , December 10 2016
shima

Cërrik, Alban Shima zgjidhet administrator i njësisë Shalës

Në njësinë administrative Shalës, që tashmë është pjesë e bashkisë Cërrik, është ndryshuar administratori i saj.

Alban Shima është kreu i ri i kësaj njësie i cili ka zëvendësuar pozicionin që mbahej nga Enver Dobra. Emërimi i Shimës në këtë pozicion është bërë gjatë një mbledhjeje të kryesisë së Partisë Socialiste në Cërrik në të cilën merrnin pjesë figurat kryesore të kësaj dege, madje dhe deputetët Taulant Balla e Musa Ulqini.

Alban Shima përpos rolit si kreu i ri i njësisë administrative Shalës, është gjithashtu edhe kryetar i Partisë Socialiste në këtë fshat. Shalësi është një ndër njësitë më të mëdha përbërëse të bashkisë Cërrik dhe realisht meriton më tepër vëmendje nga pushteti lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *