Friday , September 22 2017
Loading...

CËRRIK, ALBAN TRAGA ZGJIDHET KREU I FRESSH

Cërriku ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të FRESSH që do të përfaqësojë gjithë bashkinë  Cërrik. Në këtë proces morën pjesë, përveç anëtarëve të forumit rinor, edhe kryetari i përgjithshëm i  Fressh Shqipërisë,  Eljo Hysko si dhe kryetari i PS bashkia Cërrik,  Gezim Salla.

Për këtë pozicion kandiduan  katër emra; Alban Traga, Silver Mancka, Alpin Sharku dhe Ridvan Baha. Pas votimit të të gjithë anëtarëve të forurimit rinor,  bashkia Cërrik, fitoi me shumice votash Alban Traga.

Traga është diplomuar në shkenca politike dhe tashmë është nëpunës i administratës në bashkinë Cërrik. Ai ka  ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit eurosocialistë të  Cërrikut dhe zonave përrreth që ka bashkia, për besimin dhe suportin e ofruar.

Gjithashtu Traga ka falënderuar në menyrë të veçante ish kryetarin e Fressh Silver Mancka .

“Do kontribuojmë të gjithë së bashku në mënyrë që t’i japim një dimension të ri përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e bërë më evident rolin e tyre në vendimmarrje”-deklaroi Traga.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: