Monday , November 20 2017

Cërrik, Ambasada Sllovake financon dy terrene sportive

 

Investimet në infrastrukturën arsimore duket se po marrin një dimension të ri në bashkinë Cërrik. Ambasada Sllovake ka financuar ndërtimin e dy terreneve sportive pranë shkollës “Miranda Baku” në njësinë adimistrative Gostimë.

Pikërisht sot është inaguruar ky investim që përfshin përkatësisht një fushë volejbolli dhe basketbolli. Gjatë ceremonisë së inagurimit merrnin pjesë ambasadori sllovak Milan  Ciganik, ish ministri Edmond Haxhinasto dhe kryebashkiaku Altin Toska.

Gjatë fjalës së tij kreu i institucionit vendor në Cërrik theksoi: “Falenderojmë ambasadorin sllovak, Z. Ciganik, për mbështjetjen në këtë projekt që ju shërben nxënësve të këtij gjimnazi, por edhe komunitetit.

Një falenderim edhe për Z. Haxhinasto që gjithmonë na mbështet në nisma të tilla, për stafin pedagogjik dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Të tjera projekte na presin!”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: