Tuesday , December 6 2016
cerrik-ambasada-sllovake-financon-qendren-sportive

CËRRIK, AMBASADA SLLOVAKE FINANCON QENDREN SPORTIVE

cerrik-ambasada-sllovake-financon-qendren-sportive2

Gjimnazi “Miranda Baku” në njësinë administrative Gostimë të bashkisë Cërrik, do të ketë tashmë një qendër të mirëfilltë sportive. Falë një bashkëfinancimi të shtetit sllovak dhe bashkisë, në këtë shkollë do të krijohet qendra sportive e basketbollit dhe volejbollit. Projekti kap vlerën e 18 mijë eurove dhe pritet t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës por edhe komunitetit përrreth.

Kryeashkiaku Altin Toska e ka vlerësuar maksimalisht këtë bashkëpunim me ambasadën sllovake duke shprehur mirënjohjen e tij veçanërisht për ambasadorin Milan Ciganik.

Po ashtu, kjo qendër sportive do të jetë e hapur për komunitetin pas orëve mësimore dhe nxit një kalendar aktivitetesh sportive që i japin një dimension dhe një frymëmarrje të re komunitetit.

“Falenderim të veçantë për Ambasadën Sllovake që na mbështetën në një projekt kaq të rëndësishëm për Bashkinë Cërrik. Mbetemi gjithmonë në shërbim të nevojave të komunitetit dhe mirëqenies së tij”- tha kryebashkiaku Toska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *