Saturday , December 3 2016

Cërrik/ Arrestohet 22-vjeçari, qarkullonte me pistoletë me vete

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Demir Gjyshja, 22 vjeç, banues në fshatin Ballagat Lushnje

Arrestimi i tij, u bë pasi:

Në hyrje të qytetit të Cërrikut, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fuoristradë” , ku udhëtonte si pasagjer, shtetasi i sipërpërmendur iu gjetën në çantën e dorës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 12 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *