Monday , June 26 2017

Cërrik, bashkia akomodon familjen e pastrehë

Një familje e pastrehë me pesë anëtarë jeton në kushte të mjerueshme në Cërrik. Me një banesë pa çati, dyer e dritare, shtëpia e kryefamiljarit Luan Hasa në lagjen e Shelgut, është  bërë e pabanueshme në këto ditë ekstreme të ftohti.

 

Bashkia Cërrik ka mundësuar që përkohësisht kjo familje të strehohet pranë konviktit të shkollës “Mihal Shahini” në të cilën gjenden shtretër, ngrohëse dhe disa elementë bazikë për jetesën.

 

Gjithashtu administrata e institucionit vendor ka kontribuar me një shumë prej 200 mijë lekësh për këtë familje.

 

Bashkia synon që të rehabilitojë plotësisht banesën ekzistuese të familjes Hasa dhe për këtë i bën apel çdo qytetari që të kontribuojë sadopak për realizimin e kësaj sfide.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: