Festat e Nëntorit kanë mbledhur sërish bashkë veteranët e Cërrikut. Bashkia e qytetit organizoi një aktivitet festiv në kuadër të festave të 28-28 Nëntorit, në të cilin u përkujtuan me nderim dhe respekt të gjithë ata veteranë që kontribuan për çlirimin e vendit.
Në emër të Shoqatës së Veteranëve përshëndeti përfaqësuesja e tyre znj. Sheqere Hysollari. Në këtë veprimtari ishte gjithashtu i pranishëm dhe kryebashkiaku Altin Toska, i cili shprehu konsideratat më të larta për veteranët dhe gjithë ata heronj që kanë sakrifikuar për një Shqipëri të lirë e të pavarur.