Wednesday , August 16 2017

Cërrik, bashkia apelon për mbështetje ndaj hendbollit

Cërriku është qyteti i parë në shkallë vendi që krijoi një ekip hendbolli për femra. Tashmë kjo disiplinë e re sportive përfaqësohet në këtë qytet me një skuadër djemsh dhe një vajzash. Por peripecitë financiare janë evidente në një ekip të sapoformuar. Skuadrat e drejtuara nga trajneri Florian Dedja mbështeten aktualisht vetëm nga bashkia e qytetit.

Institucioni vendor figuron tashmë i vetmi sponsor zyrtar i tyre duke siguruar më së shumti dietat në transferta dhe ndonjë mbulim modest. Por të mundësuar një hov të mëtejshëm të këtij sporti, bashkia Cërrik bën apel që të gjithë investitorët e interesuar mund të paraqesin një ofertë zyrtare duke u bërë sponsor i këtij klubi që do të kthehet në Shoqëri Aksionere.

Hendbolli duket se i ka dhënë  një dimension të ri jetës social-kulturore dhe sportive në Cërrik, pasi më parë në këtë qytet zhvillohej vetëm futbolli dhe peshëngritja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: