Cërrik, bashkia organizon "Koncertin e Pranverës" - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Cërrik, bashkia organizon “Koncertin e Pranverës”

Cërrik, bashkia organizon koncertin e pranverësMbrëmjen e djeshme Cërriku ka qenë i gjithi në festë. Në kuadër të aktiviteteve të muajit Maj, bashkia e qytetit organizoi “Koncertin e Pranverës 2017”. Në këtë aktivitet merrnin pjesë këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare si Ylli Baka, Eranda Libohova, Silva Gunbardhi, Anxhela Peristeri, Era Rusi e shumë të ftuar të tjerë.
I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Altin Toska i cili vlerësoi këtë aktivitet duke theksuar se tashmë jeta social-kulturore në Cërrik ka filluar të marrë një tjetër dimension.
Qytetarë nga të gjitha njësitë administrative të qytëtit, u bënë bashkë pranë sheshit para shkollës “Mihal Shahini”, për të shijuar programacionin e përgatitur nga organizatorët e këtij eventi.
Mësohet se aktiviteti do të vijojë edhe sot me një panair ku bizneset e zonës mund të reklamojnë produktet e tyre. Sipas burimeve pranë instirucionit vendor, në këto veprimtari sot, pritet të marri pjesë dhe Presidenti i ri i Republikës, z. Ilir Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: