Saturday , December 10 2016

Cërrik, bashkia plan për të siguruar ngrohjen në shkolla

Në prag të stinës së dimrit, problematikat që hasin shkollat në Cërrik janë nga më të ndryshmet. Por ajo që shqetëson më tepër pushtetin lokal për mbarëvajtjen sa më normale të procesit mësimor në këto shkolla, është sistemi i ngrohjes.

Mësohet se institucioni vendor ka tashmë gati projektin për instalimin e këtij sistemi që do t’u vijë në ndihmë shumë nxënësve.

Shkollat më problematike që kërkojnë ndërhyrje emergjente për të siguruar ngrohjen janë; shkolla 9-vjeçare e Shushicës dhe gjimnazi “Miranda Baku” në njësinë administrative Gostimë.

Pritet që këtë sezon dimri në këto shkolla të instalohen fillimisht sobat e drurit, të cilat parashikohet të kenë një eficensë në masën 75%.

Për shkak të neglizhencës ndër vite, shpesh herë në dimër në këto shkolla mësimi ka qenë i pamundur të zhvillohet pasi kryesisht këto institucione arsimore frekuentohen nga fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *