Tuesday , December 6 2016
bp

Cërrik, bashkia vijoi takimet për buxhetim me pjesëmarrje

Takimet në kuadër të projektit “Buxhetim me Pjesëmarrje” në Cërrik, kanë vijuar në fshatrat Shtërmen e Malasej. Këto dy zona janë më të afërtat që lidhen me bashkinë Cërrik pasi gjenden vetëm dy kilimetra larg qytetit. Kryebashkiaku Altin Toska ka dëgjuar problematikat e qytetarëve duke listuar prioritetet e ngritura prej tyre që bashkia synon t’i zgjidhë.

Gjithashtu ky takim për “buxhetimin me pjesëmarrje” ka pasur brenda edhe diskutimet për  prezantimin e projektit SERM për krijimin e qendrës së grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore në fshatrat Shtërmen dhe Malasen. Kreu i institucionit vendor Toska ka ndërmarrë një tur takimesh në njësitë përbërëse të bashkisë aktuale ku dëgjesat publike dhe shqetësimet qytetare do të përfshihen në programin që parashikon buxheti i ri i vitit 2017.

Toska është shprehur se:

Zëri i qytetarit na impenjon të punojmë me më shumë përkushtim!

Faleminderit për çdo sugjerim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *