Saturday , December 10 2016

Cërrik, çahen tubacionet e ujit të pijshëm.

Sistemi i ri i ujit të pijshëm në lagjen nr. 3 Cërrik, po rezulton mjaft problematik. Tubat plastikë të instaluar nga firma kontraktuese kanë shfaqur probleme të njëpasnjëshme gjë e cila ka sjellë ndërprerjen e ujit të pijshëm.

Për shkak të cilësië së dobët të këtyre linjave dhe si pasojë e presionit të lartë të ujit, këto tubacione janë çarë në disa vende, duke u kthyer në një rrezik për konsumatorët të cilët i druhen ndonjë epidemie të mundëshme.

Përpos këtyre problemeve që ka shfaqur kjo linjë, banorët e kësaj lagjeje ankohen edhe për çmimin e lartë të tarifimit të ujit. Sipas tyre matësit e instaluar ka gjasa që të mos jenë kolauduar saktë, duke sjellë një mbifaturim.

Gjithashtu banorët apelojnë edhe për ulje të çmimit pasi 40 lekë për një metër kub ujë sipas tyre është i papërballueshëm. U duket sikur ky sistem i ri i ujit të pijshëm do të zgjidhte përfundimisht problemet e 5000 banorëve të kësaj zone, por deri tani ka rezultuar një dështim i vërtetë.

tubat cerrik2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *